Vllaznia arriti të merrte një fitore minimale 1-0 ndaj Teutës. Sfida miqësore e luajtur në “Loro Boriçi” u vulos nga brazilian Da Silva që në fund të pjesës së parë gjetin rrugën e rrjetës.
Në fund të ndeshjes për “RTSH Sport”, trajneri i Vllaznisë, Brdariç u shpreh mjaft i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, ndërsa theksoi që skuadra e tij do të jetë gati për sezonin e ri.
“Jemi në mes të përgatitjeve dhe ne nuk donim rezultatin, por ndërtimin e skuadrës. Ne jemi gjithmonë në kërkim të lojtarëve të mirë. Dua të shikoj vetëm skuadrën time dhe më intereson që të ndërtoj këtë skuadër për ta ngritur në një nivel më lartë.
Asnjë nuk e di se kur do të fillojë kampionati , por ne do të vazhdojmë të punojmë e të përgatitemi kur të nisi sezoni. Nuk më intereson se çfarë ka ndodhur në të kaluarën, më intereson vetëm skuadra ime dhe do të jemi gati për fillimin e sezonit të ri”./newsport/