Pas dy ditesh ne “Elbasan Arena” do te luhet nje ndeshje shume e rendesishme e vlefshme per javen e trete te “Abissnet Superiore”, ajo ne mes Partizanit dhe Vllaznise.
Nje sfide qe pritet me interes ne te dy kampet qe padyshim nuk duan ta mendojne humbjen dhe per kete arsye, do te mundohen ta interpretojne si duhet ate 90 minutesh.
Duhet thene se ne te dy kampet situata nuk eshte ajo me e mira. Partizani vjen ne kete ndeshje pas nje humbje dhe nje barazimi ne dy javet e para, nderkohe qe Vllaznia eshte disi me mire me piket sesa ka 4 aktualisht, por barazimi me Teuten dhe humbja me Laberine ne kupe, kane “trazuar” paksa ujerat.
Megjithate trajneri Brdariç eshte munduar ta mbaje skuadren larg zhurmes dhe presionit. Ne stervitje ekziston nje atmosfer shume pozitive dhe e tille pritet te jete edhe ne ndeshjen ndaj te kuqve.
Por nga ana tjeter, njeriu i pankines kuqeblu ka disa dilema ne lidhje me formacionin qe do te hedhe ne fushe per kete perballje. Zakonisht ai nuk e ndryshon formacionin krejt lehte, por ndaj Partizanit nuk perjashtohet mundesia qe te kete ndonje levizje.
Megjithate, do te jete edhe nje seance e fundit neser dhe me pas, ai do ta ndaje mendjen se cilet do te jene 11 lojtaret qe do te luajne te dielen ne “Elbasan Arena”./SHKODRA-SPORT.COM/