Kane mbetur vetem pak ore nga luatja e finales se Superkupes, asaj ne mes Teutes kampione ne fuqi e vendit dhe Vllaznise, fituese se kupes ne fuqi.
Ekipi shkodran ka zhvilluar paraditen e sotme seancen e fundit ne prag te ketij takimi, seance e cila eshte realizuar ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Ajo qe ka rene ne sy eshte se perpos brazilianit Gustavo qe ka zhvilluar stervitje te diferencuar si rrjedhoje e faktit qe vjen nga nje demtim, edhe braziliani tjeter Kaina eshte stervitur veçmas.
Kjo do te thote se ai nuk eshte ne planet e stafit teknik per ndeshjen ndaj Teutes. Per ta konfirmuar edhe me shume kete gje, “Shkodra Sport” ka mesuar se pasdite kur ekipi ka marre rrugen drejt Elbasanit Kaina nuk ka qene fare me ekipin sepse nuk eshte grumbulluar per ndeshjen me Teuten.
Kuptohet qe sulmuesi shtatelarte nuk eshte ne formen e tij me te mire dhe plus kesaj ka vetem pak dite ne stervitje me Vllaznine, çka do te thote se atij i duhet te punoje fort per te kapur ritmin e grupit ne menyre qe te jete gati per me 11 shtator kur te nise kampionati./SHKODRA-SPORT.COM/