Vllaznia vijon përgatitjet për Superkupën e Shqipërisë. Ndeshja ndaj Teutës do zhvillohet në “Elbasan Arena” në 28 gusht duke nisur nga ora 19:00.
Shkodranët po kërkojnë për alternativa të reja, teksa në ekip kanë disa lojtarë në provë. Mësohet se mbrojtësi Kristi Marku nuk ka bindur stafin teknik, duke u larguar nga skuadra pas disa javësh stërvitje.
U mendua ne fakt qe ai te firmoste me kuqeblute sepse prova e tij zgjati plot 10 dite megjithate mesa duket stafi teknik nuk ka qene plotesisht i bindur per te dhe prandaj mbrojtesi shtatelarte eshte larguar.
Vllaznia aktualisht ka dy qendermbrojtes me pervoje ne dispozicion, senegalezin me pasaporte franceze Fallou Diagne dhe shqiptarin nga Shkupi Mevlan Adili. Asaj padyshim qe i duhet edhe nje lojtar tjeter per kete pozicion sepse kampionati eshte i gjate.
Tashme mbetet per t’u pare se çfare do te ndodhe deri ne afatin perfundimtar te mbylljes se merkatos, nese do te vije ndonje mbrojtes tjeter apo jo./SHKODRA-SPORT.COM/