Tekniku I ekipit të Vllaznisë, Artan Bushati, në dajlen e tij para mediave para takimit me Tiranën, ka vlerësuar në maksimum këtë takim. Ai nuk e ka vlerësuar këtë nga rëndësia e pikëve, por nga vlerat që mbartin të dy skuadrat. Për teknikun një fitore në Tiranë do të vlejë për të mbyllur edhe njëherë  “gojët e liga”, përsa I përket tolerimeve. Ndërsa tekniku është I prerë teksa thekson se fundi is ezonit do të gjejë Vllazninë e bërë për sezonin e ardhshëm.

Profesor si është Vllaznia, para klasikes me Tiranën?
Mbetet përherë një takim me shumë vlera. është një ndeshje që kërkon një predispozicion maklsimal. Ne nuk e trajtojmë si një domosdoshmëri pikët në këtë përballje, por e shikojmë si njnë përballje klasike për traditën e dy shklallve tona të futbollit. Përveç promovimit të lojtarëve të rinjë që ne kemi tani në fokusin tonë, ne do të vazhdojmë që të kërkojmë edhe rezultate. Këtë do të bëjmë edhe në Tiranë. Për më tepër që takimi zhvillohet në stadiumin ‘Qemal Stafa”, e përherë në  këto dy skuadra në këtë stadium kanë dhënë spektakël dhe kanë dhuruar emocione.
Keni disa mungesa….
Po është e vërtetë. Paavrësisht se kemi dis mungesa që siç dihet tre lojtarë janë lënë jasht si strategji e klubit dhe dy të tjerë si Tafili I Shtubina  I kemi mungesë për arsye kartonash, përsëri mund të them se ne do të shfaqemi serioz dhe me  autoritetin e një Vllaznie që do të kërkojnë pikët maksimale.
Keni deklaruar se po përgatitebni për seoznin e ardhshëm, por ka edhe prej atyre lojtarëve qsi Vujadinoviç apo edhe Smajli që janë shprehur se mund të largohen nëse nuk bëhet një Vllazni, kampione. çfarë po bëhet në këtë drejtim?
Ne po trajtojmë dy strategji. Atë afatshkurtër të momentin që po trajtohet nga ana ime dhe atë afat gjatë të klubit. Ne kemi filluar që tani për merakton dhe po tregohemi serizon në të. Kemi filluar që të mendojmë heret për të, me afrimet e mundshme, por edhe me lojtarët që kemi në dispozicion. Unë mund të them se me to kanë filluar bisedime. Këto do të jenë të parët. Ne nuk do të gabojmë si në sezonet  e shkuara. Do të jemi shumë të saktë në zgjedhje dhe nuk do të anashkalojmë lojtarët aktual që ka klubi. Mendoj se jemi në rrugën e duhur
Do të peshkoni ndonjë lojtarë tjetër në takimin e nesërm, përveç Dushkut e Likës nga Tirana?
E thashë që jemi në bisedime me të tjerë lojtarë. Dua të mos jap emra, përveç atyre që tani janë bërë të ditur si Lika, Dushku e Ahmataj. Mund të them se fundi I kampionatit këto lojtarë do t’I gjejë më kontrata të përfunduar.  Për ne do të jetë një plus që të fillojmë punën sa të përfundojë ky sezon.
Po Vlalznia po përflitet se mund të tolerojë?
Nuk ka sesi të tolerojë Vllaznia. Nuk mund të pretendojë për një vend në europë  Tirana dhe të mos pretendojë Vllaznia. Ne nuk do të tolerojmë deri në fund. Këtë e tregoi edhe takimi me Teutën që aq shumë u përfol. Ne do të bëjmë luftën tonë të drejtë deri ën fund pavarëisht sesi do të jenë rezultatet.
Së fundi nesër do të jetë në fushë edhe Ergi Borshi, një lojtar I ri, që ashtu si I ati Ferit Borshi do të jetë një mesfushorë…..
Unë mendoj se Ergi Borshi ka emrin e vet. Nuk besoj se trajtohet si djali I Ferit Borshit. është një djal interesant. Unë e kam gjykuar se në takime të tilla ai të jetë pjesë pse jo e Vllazninë. Unë kam besimin se edhe ai do të shfaqë vlerat që mbart.

Admir URUÇI