Humbja e pësuar dje në Vlorë nuk do të kalojë pa u analizuar nga drejtuesit e Vllaznisë. Madje sipas numrit 1 të pankinës së saj, disa prej titullarëve mund ta pësojnë nga kjo gjë. Trajneri i Vllaznisë, ka kritikuar lojën e skuadrës së tij. “Erdhëm në Vlorë me një ekip miks, mes të rinjve dhe lojtarëve me eksperiencë. Për këtë duhet të fitonim, por mesa duket lojtarët nuk u përshtatën dot edhe pse kishim raste para portës. Për këtë në vijim edhe vendimet e klubit do të merren sipas kontratave. Më vjen keq, pasi golin e parë e pësuam ende pa e marrë vesh që ishim në fushën e lojës dhe kjo gjë nuk duhet të na ndodhë”, pohoi Bushati.
Tashmë duhet parë se çfarë do ndodhë. E vetmja mundësi ndëshkimi do jetë ndalja e ndonjë rroge në këtë fund- sezoni sepse shumica e futbollistëve janë në përfundim të kontratës megjithatë edhe kjo duket e pamundur sepse futbollistët nuk e kanë patur të shkruar në kontratë pagesën në rast të arritjes së objektivave. Vllaznia ka qenë skuadra e cila ka kaluar jo pak probleme gjatë këtij sezoni me pagesat. Në fund të fazës së parë u gjobitën dhe u pezulluan disa futbollistë ndërkohë që tre të tjerë nuk janë aktivizuar më prej javës me arsyen se nuk janë në objektivat e klubit. Se çfarë do ndodhë me këtë pjesën tjetër mbetet për t’u parë.
www.shkodrasport.com