Trajneri i Vllaznisë Artan Bushati duket “në hall”. Mosardhja e mbrojtësit Tefik Osmani i ka prishur jo pak plane atij sepse i ka krijuar shumë problem në mbrojtje. Përpos kësaj, për ndeshjen e parë me Skënderbeun ai nuk do ketë në dispozicion portierin Vujadinoviç dhe në vend të tij do luajë Gjokoviç por trajneri nuk është i kënaqur nga forma e tij aktuale. Përveç këtyre dy dilemave, Bushati kërkon edhe një mbrojtës të majtë sepse nuk bindet shumë nga Begaj, një mesfushor shkatërrues por edhe një sulmues të majtë.

Deri më tani, pikërisht 6 ditë përpara afatit të fundit të mbylljes së merkatos, tek Vllaznia nuk ka ardhur asnjë futbollist. Ky është një shqetësim jo i vogël megjithatë drejtuesit kuqeblu e prisnin një gjë të tillë. Në janar është e vështirë të gjesh lojtarë cilësorë. Megjithatë do tentohet deri në fund për të parë se çfarë do ndodhë.Planet janë për të marrë 2-3 futbollistë e këtë e ka thënë edhe presidenti i ardhshëm Çela por një gjë është e sigurtë: Vllaznia nuk do ngutet për të marrë lojtarë kot dhe për t’u penduar pas një muaji. Bushati ka pranuar që më mirë rri me kontigjentin aktualë sesa të marrë lojtarë pa vlerë.
www.shkodrasport.com