Në media por edhe në ambjentin sportiv, pas ndeshjes së humbur me Luftëtarin, ka qarkulluar ideja se për paraqitjen e dobët të skuadrës shkodrane në ndeshjen me Luftëtarin, mund të kishte masa ndëshkimore, kryesisht gjoba. Por ai që ka qetësuar lojtarët por edhe ka sqaruar opinionin, ka qenë trajneri Artan Bushati. Ai ka bërë të ditur se nuk do ketë asnjë vendim të tillë.
“Kam biseduar disa herë me presidentin Çela. Edhe ka shqetësimin e humbjes dhe të asaj paraqitje jo të mirë në Gjirokastër por këtu nuk mund të flitet për gjoba, kjo është absurde. Sepse nuk është koha për gjoba, koha është për një klimë pozitive në skuadër. Unë nuk jam për masa drastike, nuk është koha të mendojmë se pas çdo humbje, do ketë gjoba. Mua më duket diçka absurde, pasi janë këto lojtarë dhe që të gjithë e kanë profesion futbollin dhe përderisa dalin në punë, duhet të jenë në parametra korrekte jo për t’i gjobitur por për t’i stimuluar për të dhënë gjithmonë maksimumin”-ka thënë Bushati.
www.shkodrasport.com