Tekniku Artan Bushati është I bindur se ekipi që ai drejton do të kërkojë pikët maksimale deri në takimin e fundit të këtij sezoni. Tekniku ka vlerësuar në fjalën e tij gjendjen e mirë që gëzon skuadra para kësaj sfide. Në pamje të parë takimi me Tomorin është I lehtë për kuqeblutë, kjo edhe ëopr vetë faktin se luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, por për vetë teknikun, kjo nuk duhet të lërë vend për nënvlerësim.  Pavarësisht se katër pikët me Kuksin e vendit të katërt, përsëri për ekipin shkodranë shpresat për një rrokatë vendesh me ekipin kuksian do të mbesë deri në fund të sezonit.

 Si është atmosfera para takimit me Tomorin?
Djemtë janë tejët të motivuar për këtë takim. Këtë djemtë e kanë treguar edhe në këto ditë të përgatitjes për këtë përballje. Pavaraiështs e në pamje të parë është një takim ilehtë për ne, pasi vetë skuadra e Tomorit, tani duket se I ka dhënë fudn të qënurit në kategorinë e parë, përsëri ne e kemi vlerësuar drejt këtë takim. Nuk kemi shumë vend për nënvlerësime për këtë takim. është një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht, dhe për këtë në këtë përriudhë të përgatitjes së kësaj sfide ne jemi ne do të kërkojmë të interpretojmë më mirë lojën sidomos në aspektin me topin, që na ka munguar në taklimet e fundit.
Mesa dihet ekipi është I plotë parë kësaj sfidë…..
Po mund të them se ekipi është I plotë. Por I vetmi lojtar që mund të mungojë në këtë sfidë do të jetë  qëndërmbrojtësi Elvis Kraja që ka probleme me muskujt e barkut dhe nuk do të jetë I gatshëm as për 18-she.
Çfarë do të ndryshojë në lojën e Vllaznisë për këtë takim?
Ne do të krijojmë një farë presingu në fushën kundërshtart. Të krijojmë e përsinëqë do të na çojë tek fitorja.  dhe të zhvillojmë një lojë shumë të mirë.  Duhet të shfaqim një lojë më të mirë jo nisur nga kundërshtari, por nga ajo që kërkojmë përsa I përket vazhdimësisë. 
Sa ka ndikuar, kjo ndërprerje për Vllazninë për ecurinë e këtyre 7-të javëve të mbetura?
Nuk është  periudhë që mund të rriteshin ngakesat, por në këto dy javë është punuar në aspektin taktik dhe në lojën me topin, gjë e cila në disa takime na ka munguar. 
Vazhdon Vllaznia të besojë që do të jetë e përfshirë në zonën europiane?
E kam thënë edhe disa herë të tjera se ne do të bëjmë maksimumin tonë në çdo takim dhe të shikojmë me rezultate pozitive deri në fund të sezonit, por tani jo gjithçka e kemi theksuar nuk varet totalisht nga ne. Megjithatë shpresa vdes e fundit.
Po fitojnë kundërshtarët direkt të Vllaznisë, si Kukësi, sa do të ndikoj kjo tek Vllaznia?
Ne bëjmë llogaritë tonë dhe mbetemi me besimin që edhe kundërshtarët tanë për një vend në katërshe të gabojnë rrugës që do të jetë pozitive për ne.
Urimi juaj për festën e Pashkëve….
Ne shpresojmë që besimtarëve katolikë të Shkodrës, t’ia bëjmë urimin tonë me një fitore të bukur. Ne kemi kërkuar që të mos e zhvillonim takimin nesër (sot), për faktin se kërkomin që për festë djemtë të ishin pushim dhe të mos ndikonte në praninë e tifozërisë shkodrane në stadium. Megjtihatë unë besoj se ato pavarësisht kësaj dite do të jenë në stadium dhe ne do t’ia kthejmë këtë me një fitore. Edhe njëherë I uroj besimtarëve katolik të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë gëzuar Pashkët.

Admir URUÇI