Tekniku I Vllaznisë Artan Bushati mbetet I mendimit se Vllaznia e tij do të bëjë më të mirën deri ën fund të kampionatit, paçka se pretendimet për një vend në katërshe tanimë kanë marrë fund. Vllaznia mesa duket do të jetë deri në fund skuadra që do të vendosë në një farë mënyre edhe fatit e skaudrave të kreut. Përballja e kësaj jave me Teutën më shumë se mund të ketë vlerë për ekipin e Vllaznisë, mund të ketë vlerë për ekipet e tjera. Veriorët e Kukësit, do të jenë sot totalisht me kuqeblutë pasi një fitore e shkodranëve u lejon atyre të jenë në vendin e dytë.
“Ne si në çdo takim edhe në takimin me Teutën do të kërkojmë që të bëjmë maksimumin e mundshëm , për të marrë një rezultat pozitiv. Vetë rezultati I arritur nga ekipi I Kukësit ka bërë që kjo përballje të jetë më intriguese. Nuk mund të them se do të bëjmë një përballje për atë, por për këtë skuadër, por ne do të vazhdojmë punën për të mirën e ekipit tonë”, -thotë Bushati
Lëvizjet
“Mund të them se lëvizjet në këto takime të fundit janë disi të pritshme. Tani nuk duam që të themi se po vijojmë për të luftojmë për objektiva. Ani është momenti më I mirë që të filloj të shikoj lojtarët e rinjë. Kësaj here ishte Kruja, por në javët e mbetura do të jenë edhe të tjerë. Për mendimin tim lojtarë që nuk I shoh afër Vllaznisë, për sezonin e ri pse të jenë në këto përballje të fundit të këtij sezoni. është mirë që të shikohen të gjithë të rinjtë për të vendosur pastaj edhe për ato që do të jenë në funksion të së ardhmes”, -shton tekniku. Mesa duket tanimë treshja , Deliç, Begaj e Nallbani duket se janë lojtarët që do t’I thonë lamtumirë Vllaznisë, pas përfundit të këtij sezoni. “Rexha do të jetë në test deri në fund nëse do të përfshihet apo jo në listën e sezonit të ri. Ende nuk kemi marrë një vendim për këtë lojtarë. Ai do të vijojë punën dhe do të shikohet në ditët në vijim”.
Rikonfirmimi
Tekniku Bushati nga ana e tij ka rikonfirmuar që shumë shpejt do të nisin bisedimet me treshën Vujadinoviç, Smajli e Dragoi, për mundësinë e rinovimit të kontratës nga ana e tyre.Por pas Ahmataj e Dushkut, drejtuesit po shikojnë edhe mundësinë e një rikthimi të të shkodranit G.Likës por edhe të futbollistëve të tjerë cilësorë nga supërliga. “ Tani e themi se kemi nisur punën për sezonin e ri dhe nuk kemi pse të shikojmë tek ky që shkoi. Kërkojmë që të jenë pjesë e ekipit treshja Vujadinoviç, Smajli e Dragoi, lojtarë cilësorë e sëbashku me disa lojtarë të tjerë që ne kemi filluar bisedimet do të formatojmë ekipin për sezonin e ri. Mendoj se jemi në kohën e duhur dhe kemi startuar heret”, vijon ai. I pyetur në fund të deklarimit të tij për emra të tjerë konkret ai shton: “Mund të them se janë emra cilësorë të superligës sonë. Nisur nga pyetja e juaj mund të them se edhe G.Lika është një prej tyre. Por pavarësisht se kanë dalë në skenë emra të tillë si Dushku apo Ahmataj , unë do të kisha dëshirë që deri sa të mbarojmë totalisht punë të mos nxjerrë emra të tjerë. Por e them me bindje ato emra që ne jemi futur në bisedime janë emra cilësorë të superligës”.
Admir URUÇI