Beselidhja ka zhvilluar pasditen e djeshme ndeshjen miqesore te rradhes teksa ka pritur ne stadiumin e saj ekipin e Veleçikut me te cilin eshte ndare ne barazim 1-1. Per lezhjanet golin e vetem e ka shenuar braziliani Nunes.

Skuadra lezhjane ka aktivizuar ne kete ndeshje shume lojtare nderkohe qe si titullare e kane nisur Varfi, Gjikolaj, Stafa, Alcani, Hepaj, Vieira, Bruka, Përgjoni, Lima, Olivera, Nunes. Ne pjesen e dyte sakaq jane aktivizuar edhe Maleci, da Silva, Veseli, Shtjefni, Pjetraj, D. Marku, Nikolli, Hasani, N. Marku, Përgjoni.

Ne kete ndeshje jane aktivizuar edhe lojtaret qe i jane bashkuar se fundi Beselidhjes dhe kjo e ka ngrohur stafin teknik. Duke folur pas ndeshjes per gazetaret, trajneri Nikolin Çoçlli eshte shprehur:

“Me ardhjet e fundit ekipi eshte kompletuar. Jemi ne prag te kampionatit dhe duam ta kualidojme ekipin sa me shpejt te jete e mundur. Deri tani kemi afruar tre braziliane. Duam te dime mire gjendjen e tyre, pastaj do vendosim.

Keta qe kemi afruar jane lojtare per formacion. Te tjeret do t’i shohim. Per ndeshjen e djeshme me Veleçikun me duhet te them se nuk me la shije te mire. Kisha kerkesa te tjera por mesa duket edhe terreni i renduar ndikoi. Beselidhjen e pret shume pune perpara dhe duhet te dalim nga kjo situate sa me shpejt te jete e mundur”.
Engjell GJOLAJ