Nga titullar i padiskutueshem per dy sezone me rradhe te Vllaznia, Herald Marku ka perfunduar ne stol tek Partizani. Nje ndryshim rrenjesor i mesfushorit me origjine nga Shkodra qe ndoshta nuk e kishte menduar nje ecuri te tille tek te kuqte.

Por ne lidhje me situaten e tij, ka folur pas ndeshjes se sotme trajneri Ilir Daja i cili e ka shpjeguar ne kete menyre perfundimin e tij ne stol.

“Marku ka qenë lojtar formacioni titullar edhe në Shkodër, edhe te Partizani ka startuar, ka pasur disa ndeshje që ndoshta nuk është përshtatur mirë me ritmin që kërkojmë ne nga mesfushorët.

Sigurisht që është një lojtar që mund të na shërbejë ashtu siç ishte në fillim kur ishte titullar. Por ndryshon edhe mënyra e stili i lojës në raport me atë që ka bërë vitin e kaluar”- ka thene trajneri Daja./SHKODRA-SPORT.COM/