Vllaznia eshte eliminuar sot nga Kupa e Shqiperise dhe per rrjedhoje tashme i ka dhene fund pretendimeve te saj per te qene ne Europe. Humbja 0-1 ne Durres ndaj Teutes, i ka mjaftuar per t’u menjanuar edhe nga ky kompeticion.
Por edhe ne takimin e sotem, shkodranet serish kane patur pretendim per ndonje vendim te arbitrit Hamiti dhe konkretisht per dhenien e kartonit te kuq per mbrojtesin Shehi menjehere sapo kishte filluar pjesa e dyte.
Ka qene trajneri Hysen Dedja qe ne prononcimin e tij pas ndeshjes e ka permendur kete rast duke thene: “Më vjen keq që u ndëshkuam me karton të kuq.
Ishte sekondi i parë i pjesës së dytë, po ta shikoni me vëmendje, ai e kap nga fanella dhe e lëshon. Në momentin që sheh që Sherri po e kap topin, kundërshtari rrëzohet dhe normalisht gjyqtari ishte gati per ta dhene te kuqen”.
Me gjithe keto probleme, Vllaznia duket se do ta kete shume te veshtire edhe ne kampionat per te siguruar nje pozicion me te mire sesa vendi i tete qe do ta çonte ne play-out.
www.shkodrasport.com