Trajneri i Kukësit Enkeleid Dobi ka folur për Oversport pas fitores 2-0 përballë Erzenit.“Janë shumë të rëndësishme pikët në situatën ku jemi. Loja ka qenë momentale. Erzeni na vuri në vështirësi, vuajtëm, por e duruam presionin. Goli i dytë na dha më shumë qetësi. Erzeni tregoi sot se i ka fituar në fushë pikët dhe na vuri në vështirësi.

Dua të përgëzoj edhe ekipin tim që vuajti dhe më pas shënoi edhe golin e dytë që na dha tre pikë të çmuara. Kishim punuar për këtë sfidë, kishim studiuar kundërshtarin dhe e menaxhuam mirë lojën dhe treguam edhe pjekuri. Ndonëse kishim shumë vështirësi. Morëm një fitore të vuajtur.

Kërkova kujdes për kartonët, sepse u ndëshkuam shumë shpejt disa lojtarë. Duhet të fokusohemi te loja jonë dhe të mos bëjmë faulle të panevojshme.

Objektivat e Kukësit pas kësaj fitoreje? A është kjo skuadra e Dobit? Nuk është akoma skuadra e Dobit, është skuadra e Kukësit. Unë duhet që të menaxhoj sa më mirë këtë grup. Nuk shoh larg, por ndeshjen e radhës. Kukësi gjithmonë ka pasur pretendime të mëdha.

Egnatia e Duros ndeshja e radhës? Trajneri i ri sjell entuziazëm, ka mënyrën e tij të punës. Por nuk ka ndikim te ne, duhet të shohim lojën tonë”, ka thënë Dobi.

Titulli kampion? Unë nuk e kam frikë ta përmend titullin. Duhet ta kontrollojmë. Duhet të jemi me këmbë në tokë. S’mund të flasim kot se fituam 3 ndeshje. Sot bëmë kilometrin e tretë”, tha ai.