Dje ne momentin e akordimit te 11-metershit qe vendosi dhe fatin e ndeshjes kunder Terbuni, trajneri i Veleçikut Besnik Duli eshte pare tejet i merzitur. Ai ka reaguar shume i zemeruar ne fushen e lojes, por zemerimi i tij duket se vazhdon edhe tani pas gati 30 oresh. Kjo sepse sipas tij, nuk ishte vetem ai moment qe tregoi arbitrimin kunder skuadres qe drejton.

Numri 1 i pankines koplikase ne nje prononcim ekskluziv per gazeten “Shkodra Sport” ka shprehur indinjaten e tij per te tilla arbitrime dhe njekohesisht ka shprehur besimin se instancat perkatese ne Federaten Shqiptare te Futbollit do te nderhyjne per te parandaluar gjera te tilla edhe ne te ardhmen.

“Kam qene shume i merzitur dhe i nervozuar ne ate moment, por jo vetem sepse arbitri u duk qarte se ishte kunder nesh. Megjithate kulmi do te vinte ne momentin e akordimit te 11-metershit per skuadren pukjane. Duke ditur rregulloren, kur lojtari eshte i shtrire ne toke dhe topi i ka shkuar ne trup fillimisht e pastaj ne dore, nuk eshte 11-metersh.

Lojtari yne ne ate moment nuk ka bere hapje te duarve apo levizje per te pengu topin. Nuk jam ekspert i fushes se gjykimit, por rregullorja eshte e shkruar qarte. Por neve nuk na shqeteson vetem fakti se humbem nje ndeshje, por sepse arbitrat na demtuan edhe per vazhdimesine duke na penalizuar me kartona.

Kishte shume gjera ne kete ndeshje qe mendoj se do te analizohen nga komisionet perkatese ne FSHF. Nuk di çfare te them me teper. Une nuk jam i merzitur me humbjen, po se si dhe ne çfare rrethanash erdhi ajo. Ishin 75 minuta loje dhe ndonese me nje lojtar me pak qe ne fillimin e pjeses se dyte, e pastaj me dy lojtare me pak, pse nuk na shenoi kundershtari? Ku ishin lojtaret e tij qe nuk arriten dot te na mposhtnin?

Madje dua te them se ndonese edhe me dy lojtare me pak ne minutat e fundit, ishim ne me te fresket fizikisht sesa ata qe ishin 11 ne fushe. Po ky eshte futbolli jone dhe une prape besoj te FSHF dhe instancat e saj se do i analizojme me qetesi rastet e kesaj ndeshje”- eshte shprehur trajneri i Veleçikut Besnik Duli./www.shkodrasport.com/