Skuadra e Veleçikut ka marre rezultatin e trete pozitiv rradhazi, duke barazuar 2-2 edhe ne Kuçove ndaj Naftetarit, nje barazim ky qe merr vlera edhe me teper sepse eshte arritur vetem ne shtese. Si rrjedhoje koplikasit jane te pozicionuar ne vendin e gjashte te renditjes duke qene ne nje njefare menyre brenda objektivit te tyre.
“Loja e ekipit po rritet nga java ne jave dhe kjo me kenaq. Lojtaret me pervoje qe kemi ne rradhet tona po e bejne mjaft mire punen e tyre dhe ata po ndiqen nga djemte e rinj te cilet punojne me shume perkushtim çdo dite ne stervitje.
Ne nuk kemi nje ekip dinjitoz, por me kete pune qe bejme, me kete vullnet dhe me kete grup qe kemi, ne po marrim maksimumin. Per ndeshjet e ardhshme synimi jone eshte konsolidimi i skuadres dhe renditja e saj ne nje pozicion sa me komod ku objektiv kemi vendet 4, 5 dhe 6”- eshte shprehur trajneri i skuadres koplikase Besnik Duli.
Por nderkohe shqetesim edhe ne ndeshjen e fundit ndaj Naftetarit ishin serish kartonet e kuq. Ashtu si ne Puke para pak javesh, edhe kete here ne Kuçove jane ndeshkuar me kartona te kuq dy futbolliste te Veleçikut pikerisht mbrojtesi Armenis Kukaj dhe sulmuesi Joald Ivziku.
Duke folur ne lidhje me kete teme, trajneri Duli do te shprehej: “Kartonat erdhen nga gjakenxehtesia dhe nga arbitrimi kunder nesh, por ne nuk kemi reaguar ndonjehere. Reagimi i Kukajt ishte me te drejte, pavaresisht se ne na la me nje futbollist me pak, kurse veprimi i Ivzikut nuk duhet te perseritet sepse e le skuadren ne inferioritet numerik dhe na penalizon edhe per ndeshjet e ardhshme”./www.shkodrasport.com/