Veleçiku e nisi kampionatin me nje barazim 1-1 ne tranferte ndaj ekipit te Shenkollit. Por kjo ndeshje tashme eshte lene pas dhe e gjithe vemendja eshte tek sfida qe do te luhet neser ne oren 14:00 ne Koplik ndaj ekipit Valbona te Tropoje, i cili pretendon ngjitjen nje kategori me lart.
Trajneri Besnik Duli ne nje interviste per mediat eshte ndalur fillimisht tek sfida e barazuar ne Shenkoll per te cilen edhe sot pas disa ditesh kur ajo eshte luajtur, mendon se Veleçiku la dy dpike.
“NE Shenkoll e justifikuam deri diku per te bere me te miren, por mendoj se duhej te merrnim me shume. Une them se Veleçiku la dy pike ne ate ndeshje. Ekipi kundershtar ishte me i dobet ne aspektin fizik, krijuam me shume volum loje, patem edhe raste shenimi te shumta por qe nuk i konkretizuam.
Elementi qe ne kemi ne dispozicion nuk premton krijimin e shume rasteve te shenimit brenda nje ndeshje dhe ne Shenkoll duhej t’i shfrytezonim me mire ata qe krijuam dhe ta fitonim ndeshjen”- eshte shprehur trajneri Duli.
Megjithate tashme kjo ndeshje eshte lene pas dhe e gjithe vemendja eshte perqendruar tek sfida e se shtunes ndaj Valbones pretendente. Ne lidhje me te numri 1 i pankines se Veleçikut ka deklaruar:
“Une e kam thene edhe me heret: Veleçiku ndaj çdo kundershtari dhe sapo i forte qofte ai, do te futet ne fushe me objektivin e qarte qe te mos dalim pa pike. Duhet te luajme ne bllok, te luajme sakte nga ana taktike dhe te jemi racionale. Djemte jane pergatitur dhe pse jo te mos e kenaqim veten me nje rezultat pozitiv ndaj nje ekip si Valbona qe pretendon ngjitjen nje kategori me lart”./SHKODRA-SPORT.COM/