Suksesi i sotëm ndaj Burrelit ka gëzuar të gjithë në kampin koplikas.
Një fitore që e ngjit Veleçikun në kuotën e 12 pikëve dhe kësisoj edhe në vendin e pestë të renditjes.

Duke folur për gazetarët në fund të ndeshjes, trajneri Besnik Duli ka nxjerr në pah edhe pikat më të forta të skuadrës.

“Veleçiku po tregon se është një skuadër solide. Lojtarët zbatojnë me përpikmëri detyrat e dhëna dhe po ashtu në fushë shfaqin edhe grintë në fushë, çka na ka dhënë edhe sukses, sidomos në ndeshjet në fushën tonë.

Megjithatë kurrsesi nuk mund të lë mënjanë rolin që kanë tifozët në këto suksese. Ata janë zemra jonë dhe kuptohet që mbështetja e tyre ka qenë oksigjen edhe për futbollistët në fushë.

Vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë të marrim objektivin tonë, për të qëndruar në kategorinë e parë”.
© shkodrasport.com