Trajneri I Vllaznisë Shpëtim Duro dje nuk ka qenë present në stërvitjen e rradhës të ekipit shkodran dhe kuptohet që mungesa e tij menjëherë shtron pyetjen e një dorëheqje të mundshme nisur edhe nga problematika që po e shoqëron atë. Megjithatë nuk bëhet fjalë për këtë gjë. Ai e ka deklaruar se nuk e ka ndër mend të largohet vetë por vetëm në rast se e shkarkojnë. Për të ndodhur kështu, ai gjithsesi ka për të marrë edhe dy rrogat e fundit që ende nuk I janë dhënë ndërsa çështja pastaj do shkojë pse jo edhe në Federatë.

Duro ka për të marrë në muajin janar një këst të dytë të kontratës prej 4 milionë lekësh dhe përpos kësaj edhe gjashtë rroga të tjera deri në fund të qershorit kur e ka kontratën. Meqë rroga e tij aktuale është 3 milionë lekë në muaj, do të thotë se në bazë të kontratës pas shkarkimit ai do të marrë 1.5 milionë deri në fund. Këtë shumë duke e llogaritur për 6 muaj, shkon në 9 milionë lekë të vjetra, plus dhe 4 milionëshin e këstit, I bie që ai do të marrë deri në fund edhe 13 milionë lekë të vjetra. Drejtues të klubit Vllaznia duket se nuk e kanë ndër mend t’I paguajnë gjithë këtë shumë dhe prandaj çështja pritet të jetë pak e koklavitur. Megjithatë mungesa e djeshme në stërvitje nuk ka të bëjë me këtë. Drejtues të klubit bëjnë të ditur se mungesa e tij dje ka qenë me arsye për shkak të një problemi familjar dhe të hënën ai do të rikthehet sërish në stërvitje si zakonisht.

www.shkodrasport.com