Trajneri i Vllaznisë Shpëtim Duro është parë tejet i pezmatuar pas eliminimit të sotëm. Në konferencën për shtyp menjëherë pas ndeshjes me Shkumbinit, ai e ka pranuar se ky eliminim ishte një goditje edhe për të.”Ky eliminim është një goditje e madhe për mua personalisht dhe për skuadrën dhe normalisht kjo do të ndikojë për skuadrën sepse fundi i fundit është një Kupë që ne e kishim si objektiv, por shpresoj që ditën e shtunë ta harrojmë sa më shpejt dhe të përqëndrohemi në ndeshjen me Tiranën që është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne”- ka thënë ai.
Goditje por njëkohësisht e ka thënë hapur se vazhdon të punojë me përkushtim për ndeshjen e rradhës me Tiranën që do të luhet të shtunën në orën 17.00. Për të sot ka patur disa kritika sa i takon edhe formacionit që hodhi në fushë por ai ndryshimet e bëra i ka justifikuar kështu:”Normalisht, skuadra ecën mirë dhe nuk bëhen ndryshime. Kur fillon që ekipi ka probleme si humbja në Durrës. Ekipi është 22 veta e sigurisht do të provohen edhe të tjerë”. Sa i takon mënyrën pse nuk u kualifikua skuadra e tij, ia ka fajësuar rezultatit të ndeshjes së parë, rasteve të humbura në takimin e sotëm por edhe lojën e dobët të disa lojtarëve. Pavarësisht të gjitha këtyre, ajo që mbetet është eliminimi i kësaj skuadre nga vazhdimi i mëtejshmë i këtij kompeticioni.
www.shkodrasport.com
Trajneri Duro ne pankine pas perfundimit te ndeshjes se sotme