Ndeshja me Ilirinë për kupë, pavarësisht se ndaj një kundërshtari më të dobët, nuk e ka kënaqur plotësisht trajnerin e Vllaznisë Shpëtim Duro. Ai ka mbetur I zhgënjyer nga disa futbollistë që kishte aktivizuar në këtë ndeshje ngaqë nuk kishte patur mundësinë t’I aktivizonte aq sa duhet në kampionat. Dy ndër ta kanë qenë sulmuesi Hysa dhe mbrojtësi Begaj. Të dy këta futbollistë në Fushë-Krujë kanë luajtur nga minuta e parë por në fund të 45 minutave janë larguar nga fusha sepse trajneri ka qenë I pakënaqur me atë çfarë kanë dhënë këta futbollistë në fushën e lojës.

Vetë Duro nuk ka dashur të japë emrat e këtyre lojtarëve por edhe vetë e ka pranuar se ata merren me mend ngaqë janë zëvendësuar shpejt pa mbaruar ndeshja. Me këtë logjikë, këta dy futbollistë me shumë mundësi nuk do preferohen për ndeshjen e sotme me Bylisin sepse trajneri nuk do t’u japë shans tjetër për momentin.
www.shkodrasport.com