Tashmë nuk ka më asnjë dilemë. Mesfushori kosovar Ilir Nallbani nuk do të bashkohet me Vllazninë. Ai ishte në pritje të një përgjigje positive nga shkodranët për t’u rikthyer sërish aty por duket se përgjigja që ka marrë ka qenë negative. Arsyeja ka patur të bëjë me faktin që trajneri Duro nuk e pëlqen shumë mënyrën e lojës së tij dhe prandaj ka vendosur të mos e përfshijë në planet e tij tek skuadra kuqeblu. Natyrisht që një përgjigje e tillë nuk është pritur mirë nga ana e lojtarit megjithatë ai nuk ka mundur të dalë kundër kësaj zgjedhje të trajnerit.

Lajmi bëhet I ditur nga burime pranë Nallbanit I cili pas marrjes së kësaj përgjigje, mësohet që t’I ketë shtuar tashmë kontaktet me ekipin e Kukësit dhe gjasat janë që në ditët e ardhshme ai të bashkohet me të.