Në ndeshjen ndaj Luftëtarit ka patur një moment që ka ngjallur edhe njëfarë diskutimi në ambjentin sportiv shkodran. Bëhet fjalë për gjuajtjen e 11-metërshit nga Smajli në pjesën e dytë, I cili u konkretizua me gol që vulosi rezultatin përfundimtar 3-0 të ndeshjes. Por para se ta ekzekutonte këtë 11-metërsh, ka qenë mbrojtësi Tefik Osmani ai që nga mbrojtja e tij vrapoi drejt zonës kundërshtare, e mori topin në duar dhe pasi komunikoi diçka me Smajlin, deshi ta ekzekutonte ai këtë gjuajtje nga pika e bardhë.

Lezhjani nuk e kundërshtoi por nga pankina është dëgjuar menjëherë thirrja e trajnerit Duro I cili ka bërë me dorë dhe ka thirrur Smajlin për ta gjuajtur atë. Nga sa bëhet e ditur, tek Vllaznia që në fillim të sezonit janë përcaktuar qartë disa gjëra. Edhe për atë se kush do t’I gjuajë 11-metërshat. I pari që do merret me ekzekutimin e tyre është Dritan Smajli dhe në mungesë të tij Tefik Osmani.

www.shkodrasport.com