Ersi Çaku merr drejtimin e nje ekipi te ri. Pasi ka drejtuar sezonin e kaluar Basania U19 ne kampionatin e kategorise se pare, ai do te beje te njejten gje edhe ne sezonin e ri teksa do te drejtoje ekipin U19 te Shkodres po ne kategorine e pare.
Lajmi kishte disa dite qe qarkullonte por diten e sotme eshte zyrtarizuar nga vete ky klub. Siç eshte bere e ditur, kampionatet e moshave kane pesuar nje ristrukturim dhe si rrjedhoje tashme keto ekipet e KF Shkodra do te konkurrojne ne Ligen Profesioniste, por ne kategorine e pare.
Çakut ne kete menyre i del per detyre ta drejtoje ashtu si duhet kete ekip per te realizuar objektivat e tij. Ai njihet si nje trajner shume kerkues dhe sistematik ne punen e tij dhe per kete arsye pritet ta beje mire punen edhe ne drejtimin e KF Shkodra U19.
Ndonese i ri ne moshe, Ersi Çakut iu bene disa vite qe drejton si trajner. Ai e ka nisur kete detyre qe ne moshen 26 vjeçare kur drejtoi ekipin e te rriturve te Ades nderkohe qe edhe luante vete futboll, per te vijuar me pas ne vitin 2017 kur drejtoi ekipin U15 te “AAS”. Me pas do te punonte dy vite tek “Djemnia shkodrane”, ndersa sezonin e kaluar ka punuae tek Akademia “Basania”.
Kuptohet qe ai ka shume per te dhene ne krye te ekipit qe do te drejtoje tani e tutje, megjithate pritet te shohim konkretisht frutet e punes tek KF Shkodra U19./SHKODRA-SPORT.COM/