Mbrëmjen e sotme është zhvilluar finalja e kupës “Pascucci” ku Partizani ka fituar 2-0 ndaj Teutës.

Ajo që ka rënë në sy ka qenë humbja e disa rasteve të shënimit nga sulmuesi shkodran i të kuqve Rubin Hebaj.

Duke folur në lidhje me këtë lojtar, trajneri Skënder Gega është shprehur: “Nuk shqetësohem nga rastet e humbura të Hebajt. Është një lojtar profesionist, e ardhmja e Partizanit”.

Kjo do të thotë se ai ka ndër mend t’i besojë shumë këtij futbollisti ndonëse është vetëm 20 vjeç.

Sulmuesi shkodran ka ardhur tek Partizani nga ekipi slloven Domzhale, i cili zotëron edhe kartonin e tij.
www.shkodrasport.com