Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka folur sot para gazetarëve në daljen për shtyp që i paraprin takimit të nesërm, ku “demat e kuq” do të luajnë në Fushëkrujë ndaj Kastriotit. Gega foli mbi çështjen aktivizimit të Hebajt dhe mbi kundërshtarët.
“Hebaj është aktivizuar në pjesën më të madhe të ndeshjeve, si titullar e zëvendësues. Kam 25 lojtarë, në formacionin titullar nuk kam mundësi t’i aktivizoj të gjithë.
Mesazhi im për të dhe çdo pjesëtar tjetër të skuadrës është që në ato momentin që të hyjë në lojë të tregojë se është titullar. Çdo javë flitet për Hebajn, nuk e kuptoj nga vjen kjo, sepse ai është 20-vjeç dhe unë e konsideroj shumë të ri dhe më të ardhme.
Por, në të njëjtën kohë duhet t’i marrim maksimumin ndeshjeve. Hebaj është pjesë e grupit dhe shpresoj të rritet e të kontribuojë kemi dhe 26 ndeshje, patjetër që do të ketë momentin për t’u kthyer në formacion”.