Skënder Gega është shprehur i kënaqur me fitoren por ka pranuar për “Superpsort” se skuadra ka nevojë për përmirësime dhe për kohë.
“Është e vërtetë, Kamza na vuri në vështirësi pjesën e parë, është për t’u lavdëruar grinta. Na vështirësuan pjesën e parë fusha ishte një faktor i rëndësishëm se nuk ishim përgatitur, por pas pjesës së parë luajtëm më mirë.
Jam i kënaqur për tre pikët, i lumtur për djemtë, por kemi shumë për të bërë. Nuk jam i kënaqur për të gjtha 90 minutat por me punë do t’i kalojmë këto gjëra.
Mendoj se Hebaj sot nuk hyri në lojë, pothuajse fare, nuk e di çfarë kishte se gjatë stërvitjes është përgatitur mirë, është fiziksiht mirë, nuk ka probleme.
I duhet pak kohë për t’u përshtatur, në një klub të ri, pa minutazh përpara mund të ndikojë, humbëm shumë raste në pjesën e dytë, mund të dilte ndryshe por deri në minutën e fundit ishim nën tension.
Ku e sheh skuadrën në këto momente?
Janë tre klasifikime që nuk dua t’i mendoj. Unë personalisht si trajner kam pretendime, të jesh modest thuhet të hyjmë në vendet e para.
Kemi marrë tri pikë por mund të dënoheshim me atë penallti që mund të na shkaktonte shumë pasoja. Diferencat nuk janë shumë të mëdha, Kamza na vuri në vështirësi.
Në pjesën e dytë ishim më mirë. Me Kastriotin do të shohim më qartësisht se cilit grup skuadrash i përkasim, por Partizani ka potencialin të jetë pretendent edhe për titull.
Kemi një mbështetje të madhe si tifozët. Guerrils i japin zemër, Partizani nuk është për të luajtur në qetësi. Duhet të mbijetojmë derisa të kthehen dhe të bëhemi të frikshëm për çdo ekip”, u shpreh Gega./vipsport/