Që prej pasdites së sotme ekipi i Vllaznisë është grumbulluar në ambjentet e “Gardenland Resort”, rezidenca e tij e zakonshme.

Një grumbullim i tillë është hera e tretë që aplikohet nga klubi shkodran në prag të ndeshjeve të rëndësishme dhe në fakt ato kanë bërë efektin e duhur.

Por ndërkohë, trajneri Gjoka u ka dhënë një porosi futbollistëve të tij dhe ata duhet ta kenë “vath në vesh”.

U ka kërkuar atyre përqendrim, angazhim dhe seriozitet maksimal gjatë kësaj periudhe sepse ekipi nuk ka arritur asgjë dhe padyshim që duhet djersitur përsëri sepse atë e pret një tjetër sfidë shumë e rëndësishme siç është ajo e së mërkurës ndaj Partizanit.

Vllaznia është treguar një skuadër solide në takimet e fundit dhe këtë vazhdimësi duhet ta ketë edhe në ndeshjet e ardhshme.
© shkodrasport.com