Kishte ditë që përflitej kjo gjë megjithatë vetëm sot është pranuar nga ana e trajnerit të Vllaznisë se kjo skuadër ka dëshirë ta ketë pjesë të sajën sulmuesin shkodran Xhevahir Sukaj për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Ka qenë vetë tekniku Ernest Gjoka e ka pohuar një fakt të tillë në një intervistë për “Star Plus” kur ka deklaruar: “Një lojtar si Sukaj është i dëshirueshëm për Vllazninë. Ne jemi vënë në kontakt me sulmuesin dhe po presim përgjigjen e tij.

Unë kam besim që Sukaj si shkodran që është do të mund të jetë pjesë e Vllaznisë”.  Shkodranët kanë vuajtur mungesën e alternativave sidomos në sulm në këtë fazë kampionati dhe rikthimi i Sukajt mund të ishte një sinjalpozitiv për kuqeblutë.

© shkodrasport.com