Prej tre ditësh Vllaznia ka nisur përgatitjet për sfidën e rradhës me Teutën dhe ajo që konstatohet është “presioni” nën të cilin trajneri Ernest Gjoka është duke munduar ta mbajë skuadrën “me këmbë në tokë”.

Padyshim që fitorja në Lushnjë ka patur një rëndësi të madhe por numri 1 i pankinës kuqeblu e ka të qartë se skuadrën e tij e pret një ballafaqim shumë më i vështirë këtë javë.

Durrsakët po kalojnë momente të vështira dhe natyrshëm që do të kërkojnë të bëjnë kthesën e tyre dhe në fakt ka ndodhur shpesh që Vllaznia ka qenë “objektivi” i skuadrave të tilla.

Prandaj dhe trajneri i skuadrës shkodrane që prej së hënës është munduar “ta shuajë” entuziasmin e krijuar tek futbollistët pas fitores në Lushnjë.

Kjo ngaqë e hëna do të jetë një sfidë me shumë rëndësi dhe që mund të vendosë shumë gjëra për të ardhmen e Vllaznisë në kampionat.
© shkodrasport.com