Vllaznia vijon përgatitjet për takimin me Laçin, një përballje tejet e vështirë dhe delikate për kuqeblutë.
Tri pikët e kësaj ndeshjeje janë më shumë sesa një obligim për lojtarët shkodranë. Impenjimi dhe mobilizimi për këtë takim shfaqen gjatë këtyre ditëve stërvitore.
Dje ekipi ka zhvilluar seancën e radhës në fushën e Golemit. Tekniku Gjoka ka pasur të gatshëm të gjithë lojtarët e tij, me përjashtim të Markut, i vetmi që vazhdon të mos stërvitet me ekipin.
Mbrojtësi vijon që të ketë probleme dëmtimesh dhe ka zhvilluar vetëm vrapime rreth fushës.
Edhe seanca e djeshme stërvitore ka nisur me nxehmjen e zakonshme me disa vrapime dhe më pas me ushtrime të ndryshme.
Tekniku Gjoka më pas e ka ndarë ekipin në dy grupe, duke zhvilluar për disa minuta lojë me ekipin e tij, por në asnjë moment nuk ka lënë të kuptohet se kush do të jetë formacioni i parë.
Gjatë këtyre lojërave të shkurtra, tekniku ka gërshetuar lojtarët e tij duket kërkuar që mes skuadrave të kishte rivalitet.
Ajo që është vënë re në këtë proces stërvitor ka qenë se në skuadër ka mbizotëruar qetë- sia dhe për më tepër besimi dhe optimizmi.
Një seancë, e cila ka zgjatur për më shumë se 90 minuta dhe që është shoqëruar edhe nga disa tifozë të pranishëm.
Për takimin ndaj Laçit, trajneri Gjoka nuk do të ketë futbollistë të pezulluar apo dëmtuar, çka do të thotë se do të kenë mundësinë për të hedhur në fushë lojtarët që kanë formën më të mirë fizike.