Vllaznia i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen me Laçin teksa pasditen e sotme ka zhvilluar edhe të fundit seancë stërvitore.
Një seancë e zhvilluar në një nga kalçetot pranë hotelit ku ekipi ka qenë i grumbulluar.
Por ndërkohë trajneri Gjoka pas përfundimit të kësaj seance ka marrë edhe një lajm të mirë nga stafi mjekësor.
Sulmuesi Xhevahir Sukaj që kishte ndjerë disa shqetësime pas ndeshjes me Luftëtarin, mesa duket i ka kaluar ato dhe do të jetë i gatshëm për lojë nesër.
Natyrisht që kjo ka kënaqur të gjithë sepse siç dihet, ai është sulmuesi kryesor i kësaj skuadre.
Me rikonfirmimin e Sukajt, formacioni i mundshëm i Vllaznisë tashmë është i plotë për sfidën ndaj kurbinasve dhe ky është një lajm i mirë për këtë skuadër që do të synojë marrjen e rezultatit pozitiv edhe në këtë ndeshje.
© shkodrasport.com