Lajme te mira per boksin shkodran. Pas titullit te 25-te kampion, puna vazhdon per te arritur te tjera suksese si ne arenen kombetare ashtu edhe ate nderkombetare. E per t’i arritur ato, natyrisht qe duhet edhe mbeshtetje financiare te cilen duket se ekipi i Vllaznise tashme e ka gjetur.

E thote kete vete trajneri Zef Gjoni i cili ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur: “Pak kohe me pare mbaruam kampionatin kombetar ku u kurorezuam me titullin e 25-te kampion. Ka qene nje sukses i jashtezakonshem ne kampionatin ndoshta me te forte qe eshte zhvilluar ndonjehere ne vendin tone.

Suksesi nuk ishte vetem fitimi i titullit te 25-te, por fituam mbi te gjithe Shqiperine. Te gjithe ekipet e tjera kishin 6 kampiona, ne kishim 7. Pra e kemi dominuar ne te gjitha drejtimet. Per kete sukses me duhet ta them se bashkepunimi kete rradhe me Bashkine Shkoder ka qene shume i mire.

Kjo sepse ajo na u gjend prane ne realizimin e te gjitha kerkesave tona duke na ndihmuar jo vetem ne sigurimin e financave per pjesmarrjen ne kampionat, por pas perfundimit te tij na premtuan edhe futjen ne pune te tre kampioneve te ekipit te boksit, te cilet tashme jane te punesuar ne Bashki. Prandaj dhe gjej rastin t’i falenderoj te gjithe ata qe e bene te mundur kete gje per te ndihmuar boksin ne Shkoder”.

Nderkohe neser kombetarja shqiptare ne perberje te te ciles do te jene kater boksiere, tre te Vllaznise dhe nje i Flamurtarit, sebashku edhe me trajneret Zef Gjoni e Lazarin Vila do te marrin pjese ne nje aktivitet te rendesishem europian qe do te zhvillohet ne Budva te Malit te Zi.

Per trajnerin Gjoni edhe ne kete aktivitet do kerkohet suksesi kur thote: “Do marrim pjese ne nje aktivitet bashke me boksieret me te mire te te gjithe Europes. Eshte i rendesishem per ne sepse boksieret e çdo peshe, nga vendi i pare tek i teti do te kene edhe shperblime te konsiderueshme financiare.

Per kete arsye kater boksieret tane tashme do kene mundesi jo vetem per te tentuar futjen ne zonen e medaljeve per te nderuar Shqiperine, por edhe per gezuar veten nga ana financiare. Jam i mendimit se tani ka ardhur koha qe boksieret te mos derdhin djerse kot siç ka ndodhur me perpara sepse do kene shperblime te konsiderueshme financiare per çdo sukses qe do te arrijne”.
Gjergj KOLA