Ndeshja e sotme miqesore ndaj Vllaznia U19 e cila perfundoi me fitoren 3-2 te Vllaznia U21 e ka ngrohur trajnerin e kesaj te fundit Fatjon Hasani.

Ne nje prononcim te dhene per “Shkodra Sport” pas ndeshjes, ai eshte shprehur: “Ishte nje ndeshje e cila besoj se na vlejti shume per te pare gjendjen e futbollisteve.

Kemi kohe qe stervitemi, madje mund te them se ekipi qe une drejtoj nuk e ka nderprere per asnje moment stervitjen qe nga fundi i sezonit te kaluar dhe tashme jemi gati per startin e kampionatit.

Gjerat po funksionojne mire dhe besoj se Vllaznia U21 ka per t’u paraqitur ne menyre dinjitoze ne kampionat. Kuptohet qe edhe ne bashkepunim me stafin e ekipit te pare, do te kemi edhe lojtare te tij qe do te vijne per te luajtur dhe do te kapin me te miren.

Une po mundohem t’ua bej te qarte te gjithe futbollisteve rendesine e fanelles qe mbajne te veshur dhe per kete arsye, duhet te bejne çmos per ta perfaqesuar me dinjitet ate.

Objektivi? Jemi Vllaznia dhe si te tille do te mundohemi te bejme me te miren dhe te jemi nder ekipet pretendente te kampionatit”./SHKODRA-SPORT.COM/