Ndeshja e sotme mes Anglisë U21 dhe Shqipërisë U21 tregoi qartësisht një diferencë të thellë mes dy skuadrave. Por në fundin e sfidës, trajneri i britanikëve, Endi Bothroid, zgjodh të shfaqej modest në fjalët e tij për RTSH.
“Nuk mendoja asnjëherë se ishte një ndeshje e lehtë. Shqiptarët luftuan shumë fort në pjesën e parë dhe ishet e ëvshtirë. Në pjesën e dytë ata u dobësuan dhe ne bëmë pak më mirë”, tha fillimisht ai.
I pyetur se çfarë mendimi kishte për kuqezinjtë, ai thuri elozhe për Shqipërinë. “Kanë një trajner të mirë, shihet se janë të organizuar në lojë, ishte e vështirë që të çaheshin. Ishim me fat te ai goli i parë. Por rezultati nuk pasqyron në të vërtetë ndeshjen”, tha Bothrojd. /vipsport/