Pas takimit të parë me Shpëtim Duron, një nga kandidatët për trajner të Vllaznisë, drejtuesit kuqeblu ende nuk kanë zhvilluar asnjë takim tjetër. Të martën pasdite nënkryetari I Bashkisë Troshani, administrator Shaba dhe drejtori sportiv Grima kanë qenë në Tivar për të ndjekur ndeshjen e kombëtares së femrave në mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ndërkohë ditën e djeshme, në Shkodër ka patur vizita të disa delegacioneve të huaja dhe për rrjedhojë nënkryetari Troshani ka qenë gjithë kohën I angazhuar me to, duke mos pasë mundësi t’I kushtohet Vllaznisë. Në këtë mënyrë, sot ndoshta do jetë takimi I dytë me ndonjërin nga kandidatët për trajner të skuadrës shkodrane.

Sigurisht që drejtuesit e klubit kanë pak kohë në dispozicion për ta bërë këtë gjë sepse mospjesmarrja në Kupat e Europës ua ka dhënë këtë mundësi për t’I menduar gjërat disi më gjatë para se të vendosin. Biseda e parë me Duron tashmë është arkivuar. Palët e dinë se çfarë ofron njëra dhe çfarë kërkon tjetra. Me siguri, që tashmë drejtuesit e klubit janë në fazën e studimit të mundësive se çfarë do mund të bëjnë për të ndërtuar një skuadër pretendente.
www.shkodrasport.com