Trajneri i skuadrës së Atalantës, Ghasperini ishte shumë i lumtur me skuadrën e tij pas fitores 4-1 kundër Interit. Pas këtij takimi, Ghasperini foli për mediat italiane, ku u shpreh:
“Të gjithë bënë një punë të shkëlqyer, por Gjimshiti ishte fenomenal. Jam shumë i lumtur për të, pasi ai nuk ka pasur shumë minuta, por gjithmonë që e kam aktivizuar, ka lënë gjithçka në fushë.
Së bashku me Mancinin dhe Toloi, ishin të pakalueshëm. Treshja e mbrojtjes sot ka bërë gjithçka, ku përveç se kanë ndalur një nga skuadrat më në formë në Europë, kanë nisur shumë aksione të rrezikshme dhe madje kanë shënuar. Një paraqitje perfekte”,- tha Ghasperini.