Interi ka arritur që të fitojë ndaj Bayern Munchen në shifrat 1-2. Pas kësaj humbje, trajneri i Bayern Munchen, Kompany, ka ironizuar italianët e Interit. Tekniku i gjermanëve u shpreh se nuk e kupton festën e madhe të Interit kur ka edhe një ndeshje tjetër në lojë.
“Nuk ka rëndësi nëse është rezultati i drejtë apo jo, rezultati është ky, 1-2. Shënuam 1 gol, kishim shanset të shënonim 2, 3 gola ose më shumë se 3 gola.
Në fundin e ndeshjes, pamë shumë festime nga Interi, por është në rregull, nga ana jonë, ishte thjeshtë fundi i një ndeshje, ka edhe një tjetër, ne mezi po presim ta luajmë atë ndeshjen tjetër. Kam shumë besim te përmbysja”, tha Kompany. /Sport Ekspres/