Belgjika dhe Portugalia përplasen mbrëmjen e nesërme në 1/8-tat e Euro 2020, teksa trajneri i belgëve, Roberto Martinez thekson se nuk ka asnjë plan kundër Ronaldos, pasi përndryshe lojtarët e tjerë portugez mund të bëjnë shumë dëme.
“Sigurisht duhet të mbrohemi shumë mirë ndaj Ronaldos, por kur bën plan për të ndalur një futbollist, atëherë rrezikon që të dëmtohesh nga të tjerët.
Ronaldo di të jetë në vendin dhe kohën e duhur për të bërë dëm, ai është një nga më të mirët në botë dhe këtë e dimë. Por, duhet fë mbrohemi edhe nga të tjerët.
Portugalia ka shumë talent dhe shpejtësi dhe do të na duhet të jemi solid si skuadër.
Janë kampionët në fuqi, kanë fituar Nations League dhe kanë një mentalitet shumë të mirë për ndeshjet e rëndësishme”, u shpreh Martinez. /VipSport/