Vazhdon debati për Topin e Artë. Shumë janë kundër atij që e fitoi, shumë mendojnë se e meritonte Vinicius, e mednimet nuk kanë të sosur.

Një mendim e ka dhënë edhe vetë Dorival Junior. Tekniku brazilian mendon sigurisht mbron futbollisitn e vetë në kombëatre. Trajneri i “Seleçaos” është i mendimit se ndaj lojtarit të Real Madrid është bërë padrejtësi e madhe.

“Është padrejtësi. Vini e meritonte për çfarë dha. Të mos e fitojë ai më duket komplet pa sens.

Por Vinicius nuk shqetësohet për këtë çmim. Ai e shikon si trofe individual, por ndihet mirë. Kjo sepse ka fituar respektin dhe vlerësimin e popullit. Kjo i mjafton atij.

Topi i Artë u tregua jo i drejtë dhe këtë e di shumë mirë i gjithë Brazili.”, u shpreh Dorival./newsport/