Velkjo Dovedan ka dalë në konferencën e zakonshme pas ndeshjes kundër Kastriotit. Bylis barazoi 1-1 kundër një kundërshtari direkt, megjithatë trajneri i mallakastriotëve ka kritika kundër arbitrave. Për Supersport, ai deklaroi:
“Ne bëmë shumë, goli a ishte i rregullt? Atëherë pse më thirrni mua? Thërrisni arbitrin dhe pyeteni pse nuk fituam. Unë çfarë bëj këtu?
Mbijetesa? Ndeshjet shumë të forta do të jenë në fund. Edhe kush do të fitojë kampionatin, edhe kush do të bie. Presim brenda Fierin dhe luajmë kundër Korçës jashtë. Me këta gjyqtarë, deri në fund s’i dihet. Imagjino ka kamera dhe i bëjnë këto, po mos të kishte?
Gabimi i gjyqtarit? Po ishte gabim me dashje. Ishte kot. Të vijnë arbitrat dhe të thonë këtu pse e bënë atë gabim.
Ankesë për arbitrin kryesor? Jo nuk kam, vetëm për anësorin.
VAR-i në Ballsh? Po!”, tha ai duke qeshur.