Naxhi Shensoi ka folur pas fitores 1-0 në transfertë kundër Laçit. Trajneri i Bylisit deklaroi për mikrofonin e Oversport:

“Dua të uroj Laçin si skuadër me objektiva të mëdha. Po i shërben futbollit shqiptar. Ne u përqëndruam taktikisht siç ishim përgatitur në stërvitje. Urime dhe për lojtarët e Bylisit. Para Egnatias, Laçi fitoi me Partizanin jashtë. Dy ndeshje radhazi me humb Laçi, me ne luajti pak më agresiv.

Ata kanë objektiv Europën. Është pak fatale në mënyrën sportive. Jemi në një situatë që çdo ndeshje për ne është finale. E kishim grafikën e formës së mirë. Kjo atmosferë do ta çojë Bylisin aty ku e meriton.

Këtë vit duam të mbijetojmë. Unë nuk kam punuar kurrë për objektiva të vogla. Do të përgatis ndeshje për ndeshje. Do të mundohem të marr maksimumin e pikëve. E thashë dhe njëherë që në 5 ndeshje të marrim 9 pikë.

Ndryshimi me Partizanin? Ndodh në futboll kjo, i ndodh Barcelonës dhe Real Madridit që nuk mund të fitosh. Ishte më shumë psikologjike me Partizanin. Tradita ekziston në sport. Ma merr mendja që një ditë Bylisi do të fitonte”, tha ai./newsport/