Bayern Munchen ka arritur të fitojë kundër Dinamo Zagrebit në shifrat 9-2. Gjermanët u treguan edhe njëherë të pamëshirshëm, ndërsa Harry Kane tregoi pas ndeshjes se Vincent Kompany i kishte thënë lojtarëve që të mos tregonin aspak respekt për kundërshtarin dhe të shënonin sa më tepër gola.

Një veçori kjo e gjermanëve, por që nuk i ka lënë një shije të mirë trajnerit të Dinamos së Zagrebit i cili priste qe Bayern te tregonte pak “meshire” per ta ne kete moment te veshtire.

Si rrjedhoje menjëherë pas mbylljes së ndeshjes, ai ka shkuar te Kompany dhe iu ankua për fitoren e thellë dhe të ekzagjeruar, në një moment që ndeshja ishte tërësisht e mbyllur dhe kroatët ishin të dorëzuar.

Tekniku i kroatëve ka parë tabelën e rezultatit dhe ia ka treguar kolegut të tij, duke mos e parë aspak të moralshme./Sport Ekspres/