Edlir Tetova trajneri i Egnatias i ftuar në Sport Focus, nën moderimin e Vjosana Nozllakut foli për ecurinë e rrogozhinasve .

Tetova u shpreh mjaft i lumtur për kualifikimin e skuadrës në gjysëmfinale të Kupës së Shqiprisë duke theksuar kështu se kë kundërshtar do donte përballë në fazën tjetër.

“Jam i lumtur që skuadra po ecën në hapa mjaft mirë, kemi një grup shumë bashkëpunues dhe me një frymë mjaftë positive. Nuk dua të shamng asnjë nga kundërshtarët, por po dëgjoja sot lojtarët e mi në stërvitje dhe donin Vllazninë ,dhe unë bashkohem me to nuk dua të ndahem nga grupi dua Vllazninë.

Vllaznia po kalon nje forme jashtezakonisht te mire. Ajo eshte per t’u pergezuar sepse nga pozicioni i veshtire ku ndodhej para pak muajsh, tani eshte pas nesh ne renditjes dhe kjo duhet vleresuar”- eshte shprehur trajneri i Egnatias./www.shkodrasport.com/