Manuel Locatelli, kapiteni i Juventusit, ka folur për Sky Sport pas disfatës ndaj PSV-së, e cila vulosi eliminimin e bardhezinjve nga Champions League. “PSV meritonte më shumë, kështu tha fusha. Tani duhet të shikojmë veten në fytyrë dhe të marrim përgjegjësi. Është një humbje që dhemb, as ne nuk e prisnim të dilnim jashtë. Këto ndeshje vendosen nga detajet: PSV kishte kontrollin e lojës dhe e meritonte fitoren. Ne duhet të marrim përgjegjësi dhe patjetër të bëjmë më mirë.”

Për rënien në pjesën e dytë: “Nuk ishte një rënie fizike, kështu që është e vështirë të thuash pse nuk shkuam të ushtronim presion. Ata, me driblimet e tyre, na detyruan të ktheheshim dhe nuk arritëm t’i kapnim.”

Për diferencën me futbollin italian: “Varet nga ndeshja, edhe në Serie A ka kontekste të ndryshme. PSV luajti një ndeshje të shkëlqyer, por gabimet erdhën nga ne: e kishim ndeshjen në dorë dhe bëmë shumë gabime”.

Për mungesën e komunikimit në fushë: “Në momente të vështira shihet dallimi mes përvojës dhe papërvojës, duhet të përmirësohemi në këtë aspekt. Duhet kohë, por nuk ka kohë. Po komentojmë për një disfatë që dhemb shumë”.

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, foli për Amazon Prime Video pas humbjes 3-1 kundër PSV Eindhoven që i kushtoi eliminimin nga Liga e Kampionëve. Pse dukej sikur PSV donte të kualifikohej më shumë? “Unë nuk jam dakord. Ata, veçanërisht pas 1-1, shtynë më shumë dhe ishin superiorë, por ne krijuam një mundësi gol me Dusan dhe ishte një lojë e hapur. Ne po përpiqeshim të arrinim ne zonen gol, por luftuam më shumë pasi kishim veshtiresi.”

Locatelli tha se e hodhët kualifikimin: jeni dakord? “Duhet ta dëgjoj kur flet, nuk hodhëm asgjë. Ne u përpoqëm, në fund nuk ishim më të mirë se ata gjatë gjithë ndeshjes dhe ata e meritonin të kalonin në raundin tjetër”.

Jeni të bindur për ndryshimet? “Bëmë tre zëvendësime të detyruara: fillimisht Renato Veiga dhe më pas Koop dhe gjithashtu Andrea Cambiaso. Zëvendësimet e tjera erdhën për të ndihmuar ekipin si gjithmonë, por këtë herë ishte shumë më e vështirë.”

Nga çfarë reflektimi do të filloni? “Ne do të fillojmë përsëri stërvitjet dhe do të rifillojmë kampionatin, do të shkojmë në Cagliari dhe i dimë vështirësitë. E pamë sot që është një nivel i lartë, nga nesër do të fokusohemi te ndeshja tjetër. Të tretësh humbjen gjithmonë dhemb, kur nuk ecën përpara është dhemb por është pjesë e punës të rikthehesh menjëherë”./telesport/