I ftuar në emisionin ‘Star Sport’ është edhe trajneri i Kastriotit, Samuel Nikaj. Trajneri kampion me krutanët foli për situatën e Vllaznisë ku drejton gishtin nga Bashkia ndërsa ‘thumbon’ edhe Gjoken për injorimin që i ka bërë opinionit të futbollit në Shkodër.

Nikaj: “Unë s’do jem kurrë pjesë e Vllaznisë deri sa të jetë në administrim të bashkisë.

Këtë e dijnë të gjithë aty pasi unë ka 3-4 vjet që jam larguar dhe nuk kthehem më aty.

Trajneri Gjoka ka injoruar çdo njeri të futbollit këtu në Shkodër, ndërsa i përket anës profesionale ai është një trajner kampion. Armando Cungu gjithashtu ka një pjesë të dështimit te kjo Vllazni, por Bashkia është ajo që ka hedhur Vllazninë.

Janë 4-5 njerëz që e gjithë Shkodra e di kush janë ata që kanë bërë këtë gjëmë”./newsport/