Sot u luajt sfida e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë së Parë, Burreli-Tërbuni që përfundoi me fitoren e skuadrës matjane me rezultatin 1-0. Golin e skuadrës vendase e realizoi Stana në të 14’. Por, duket se ka pasur pakënaqësi nga ekipi mik
Trajneri Oltion Kërnaja ka bërë një reagim të ashpër dhe sipas tij, gjyqtarë si Zhuli nuk duhet që të gjykojnë më, jo vetëm Tërbunin por në asnjë ndeshje të futbollit shqiptar sepse nuk e meritojnë dhe vetëm i prishin bukurinë garës dhe nuk bëjnë drejtësi.
Kërnaja ka bërë një reagim të ashpër në profilin e tij në “Facebook” dhe kërkon që të ketë veting edhe për gjyqtarët e futbollit…Trajneri pukjan pretendon se i është anuluar një gol mëse i rregullt skuadrës së tij, që vetëm arbitrat e dinë se pse nuk e quajtën të rregullt.
Ja postimi i trajnerit pukjan: