Sidrit Guri është transferuar nga ekipi i Kukësit në kampionatin belg, atje ku do të luajë për Ostenden gjatë sezonit të ardhshëm.

Tashmë një tjetër dilemë ka marrë fund, për një nga talentet më të kërkuara të Superiores.

Futbollisti shkodran i Kukësit është pritur me entuziazëm edhe nga trajneri i klubit belg, Peter Callant. Ky i fundit është shprehur se lojtarë si Guri, i nevojiten Ostendes për t’u përforcuar.

“Guri pret me padurim që të tregojë vlerat e tij jashtë Shqipërisë. Mund të them se lojtar me këtë ADN ne duhet të arrijmë në merkato, pasi është shumë ambicioz, i ri dhe me një dëshirë të madhe për të mësuar.

Ky është vetëm transferimi ynë i parë dhe ne do të kemi të reja të tjera në ditët në vijim”, ka thënë Peter Callant./vipsport/