Dita e sotme ka sjelle nje lajm shume te mire per karateisten lezhjane Mikela Skandaj. E demtuar prej 3 muajsh, nenkampionia e Europes ne fuqi, ka lene pas te gjitha problemet qe i solli demtimi i pesuar ne garat eliminatore te Kampionatit Italian qe u zhvilluan ne Pisa.

Por siç dihet, edhe pse e demtuar, ajo morì mbi shpatulla pergjegjesine per te marre pjese ne kampionatin Europian qe u zhvillua ne France ne muajin nentor duke rrezikuar seriozisht karrieren e saj.

Por fale Zotit Mikela ia doli me sukses duke shkelqyer ne keto gara dhe duke u cilesuar si nje nder sportistet me te mira te kontinentit europian pasi fitoi edhe tre medalje.

Fale kesaj arritje trajneri I kombetares Italiane te karatese ka zgjedhur pikerisht foton e kampiones italiane por me origjine nga Lezha per te bere publicitet ne stervitjen e pare te ketij viti me kete kombetare pavaresisht se Mikela dhe familja e saj enderrojne Shqiperine. Kesisoj talentja lezhjane Mikela Skandaj neser do te kete stervitjen e pare me kombetaren e vendit ku jeton./SHKODRA-SPORT.COM/