Edi Reja pritet të jetë trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Vendimtar duket se ka qenë takimi i fundjavës që sapo lamë pas, ndërmjet presidentit të FSHF-së, Armand Duka me ish-teknikun e Lazio-s, Napolit dhe Atalanta-s.
Kreu i Federatës u ul sërish në diskutime me 73-vjeçarin, këtë herë në Bologna, aty ku duket se është arritur edhe akordi. Keshtu shkruan a2news.com qw i referohet mediave italiane.
Sipas radio “Kis Kis” në Itali, mungojnë vetëm detajet e marrëveshjes, me Rejan që do të bëhet pasardhës i Christian Panucci në stolin kuqezi. Ndërkohë, pritet edhe zyrtarizimi nga Federata e Futbollit.
Ne fakt ditet e fundit u diskutuan edhe emra te tjere kandidates per postin e trajnerit te kombetares shqiptare ku u be madje pune e kryer emerimi i Alberto Zakeronit ne kete post, por gjerat kane ndryshuar ne fund.